Reforma
Strehim më i përballueshëm për familjet dhe të rinjtë

1. Emërtimi
Strehim më i përballueshëm për familjet dhe të rinjtë
2. Fusha
Sociale / Ekonomi & Punësim
3. Institucioni përgjegjës
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
4. Çfarë është dhe çfarë ka si qëllim?
Politika e strehimit ka si qëllim të zgjerojë mbështetjen për strehimin e familjeve në nevojë, të rinjve dhe profesionistëve që sapo kanë nisur karrierën.
Parashikon kredi të lehtësuara, ndihmë për pagesën e qirasë (subvencionim qiraje), platformën “Hap një derë”, si dhe lagje me strehim social e të përballueshëm.
5. Pse është e rëndësishme?
Të kesh një banesë është e vështirë për shkak të çmimeve të blerjes dhe qirave të larta.
Prandaj, familjet dhe të rinjtë do të ndihmohen me këto masa, të cilat synojnë
uljen e shpenzimeve për familjet dhe shtimin e mundësive të strehimit.
6. Kush përfiton dhe çfarë ndryshon?
Përfitues do të jenë: familjet në nevojë; të rinjtë e studentët; çifte dhe familje të reja; profesionistë në fillim të karrierës; emigrantë të rikthyer.
Ndryshimi: Lehtësi më të mëdha për të blerë një banesë, qira dhe strehim social.