Reforma
Shkalla e Meritës

1. Emërtimi
Shkalla e Meritës – Reforma drejt një administrate evropiane të meritokracisë, ku vlerësohet puna dhe shërbehet për qytetarin
2. Fusha
☒ Administratë publike dhe qeverisje | Fushë dytësore: Punësim, zhvillim profesional dhe integrim evropian
3. Institucioni përgjegjës
Ministria për Administratën Publike; Departamenti i Administratës Publike (DAP), në bashkëpunim me të gjitha institucionet publike.
4. Çfarë është dhe çfarë synon?
Reforma “Shkalla e Meritës” mbështet punësimin, vlerësimin, zhvillimin në karrierë dhe drejtimin e administratës tek merita. Përfshin provimin kombëtar të aftësimit, vlerësim më të fortë të rezultateve dhe vlerësim të drejtuesve edhe nga punonjësit e kolegët. Synon një administratë të aftë për përgjegjësitë e anëtarësimit në BE dhe shërbime më cilësore për qytetarët.
5. Pse është e rëndësishme?
Një administratë që përzgjedh shërbyesit publikë sipas aftësive, shpërblen punën e mirë dhe vendos standarde të larta llogaridhënieje për drejtuesit, u shërben qytetarëve më mirë dhe me standarde evropiane. Reforma synon konkurrim më objektiv, zhvillim profesional dhe institucione të përgatitura për standardet dhe detyrimet e anëtarësimit në BE.
6. Kush përfiton dhe çfarë ndryshon?
Përfitues janë të gjithë kandidatët për punësim në administratë; nëpunësit e institucioneve në të gjitha nivelet; profesionistët brenda dhe jashtë Shqipërisë; talentet e reja, studentët ekselentë, dhe të gjithë qytetarët. Reforma sjell mundësi më të barabarta për punësim përmes provimit kombëtar, me rregulla të njëjta për të gjithë dhe certifikatë katërvjeçare për kandidatët që e kalojnë; më shumë peshë dhe shpërblim financiar për rezultatet në punë dhe zhvillimin në karrierë; vlerësim të drejtuesve edhe nga kolegët dhe punonjësit që drejtojnë.