Nisma prioritare
Rinovimi me efiçencë energjie i banesave shumëfamiljare dhe mbështetja e familjeve në varfëri energjetike

1. Emërtimi
Rinovimi me efiçencë energjie i banesave shumëfamiljare (pallateve) dhe mbështetja e familjeve në varfëri energjetike (Familje që nuk kanë ose janë në rrezik të mos kenë akses në shërbimet thelbësore të energjisë në banesë)
2. Fusha
☒ Energji (efiçencë energjie) | Fushë dytësore: Sociale (strehim)
3. Institucioni përgjegjës
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Zbatues: Agjencia e Efiçencës së Energjisë (AEE)
4. Çfarë është dhe çfarë synon?
Program rinovimi energjetik i pallateve shumëfamiljare: termoizolim, auditim dhe certifikim energjetik, mbikëqyrje dhe kolaudim i punimeve.
Paralelisht, përmes Instrumentit të Asistencës së Paraaderimit (IPA) të Bashkimit Evropian, financohen ndërhyrje në shkallë të vogël për energji të rinovueshme dhe efiçencë në banesat private dhe në familjet në varfëri energjetike.
5. Pse është e rëndësishme?
Ndërtesat e banimit janë ndër konsumatorët më të mëdhenj të energjisë. Rinovimi energjetik i pallateve, ul faturat e energjisë për familjet, përmirëson kushtet e temperaturës në banesë dhe jetëgjatësinë e ndërtesave dhe kontribuon në objektivat e efiçencës sipas PKEK (Plani Kombëtar për Energjinë dhe Klimën) dhe detyrimeve të Komunitetit të Energjisë.