Nisma prioritare
Paketa e Maleve

1. Emërtimi
Paketa e Maleve (Ligji nr. 20/2025 “Për paketën e maleve”)
2. Fusha
☒ Ekonomi & Punësim (zhvillimi i ekonomisë malore dhe i turizmit)
3. Institucioni përgjegjës
Ministria e Punëve të Brendshme (ministria përgjegjëse për pushtetin vendor) propozon në Këshillin e Ministrave shpalljen e zonave të zhvillimit, me kërkesë të argumentuar të bashkive.
Institucione zbatuese:
- -Bashkitë - identifikojnë dhe hartëzojnë zonat e zhvillimit dhe paraqesin kërkesën për shpalljen e tyre. Ato verifikojnë në terren posedimin (zotërimin) dhe kriteret e lidhura me pronën, ndërsa këshilli bashkiak miraton me vendim njohjen e poseduesve jopronarë, (zotëruesve të pronës, të cilët nuk janë pronarë.)
- -Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore - shërben si sekretariat teknik, pra koordinon dhe administron procesin dhe për aq sa është e mundur, mbështet bashkitë në fuqizimin e kapaciteteve për këtë proces.
- -Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit – shqyrton kërkesat për blerje dhe lidh kontratën e shitjes me kusht, me vlerën simbolike 1 euro, me poseduesit jopronarë, (zotëruesit, të cilët nuk janë pronarë).
- -Ministria e Financave - përcakton me udhëzim rregullat dhe procedurat për përfitimin e lehtësive fiskale.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) - kryen regjistrimin fillestar të zonave kadastrale, jep informacion për gjendjen juridike të pasurive dhe pasqyron poseduesin jopronar (zotëruesin që nuk është pronar) në kartelën e pasurisë.
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) - informon nëse për sipërfaqen ka vendim për kthimin ose kompensimin fizik në favor të ish-pronarëve.
Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) pranon kërkesat për leje zhvillimi, të cilat miratohen nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU), që miraton edhe lejet e ndërtimit.