Nisma prioritare
Dyfisho sipërmarrjen tënde

1. Emërtimi
Dyfisho Sipërmarrjen Tënde - Programi Kombëtar i Financimit të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NVM) dhe fermerëve, me garanci shtetërore për kreditë.
2. Fusha
☒ Ekonomi (NVM, sipërmarrje) | Bujqësi & Zhvillim Rural
3. Institucioni përgjegjës
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Në bashkëpunim me: Ministrinë e Financave (garantuesi, në emër të Këshillit të Ministrave), Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencinë e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera (AMGKP), AZHBR-në, Bankën e Shqipërisë dhe 11 banka të nivelit të dytë.
4. Çfarë është dhe çfarë synon?
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” është program qeveritar për lehtësimin e aksesit të sipërmarrjes në kredi për investime, me kosto të ulët financimi dhe kushte favorizuese. Ai synon të mbështesë bizneset dhe fermerët në realizimin e investimeve produktive, modernizimin e pajisjeve e teknologjisë, rritjen e kapaciteteve, produktivitetit dhe konkurrueshmërisë. Programi ndërthur kreditimin me normë interesi jo më të lartë se 2% ,garancinë shtetërore për një pjesë të principalit dhe mbështetjen për përgatitjen e projekteve të investimit.
5. Pse është e rëndësishme?
NVM-të punësojnë mbi 82% të fuqisë punëtore dhe realizojnë rreth 75% të investimeve të sektorit privat, por shpesh nuk kanë kolateral të mjaftueshëm dhe përballen me kosto të larta financimi. Garancia shtetërore ul rrezikun për bankat dhe mundëson kredi më të lira e me afat më të gjatë për modernizim dhe rritje të konkurrueshmërisë.